Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka arritur të rrëmbejë çmimin “Best Dance” (Vallëzimi më i mirë) me këngën “Lonely Together”, të cilën e ka në bashkëpunim me DJ tashmë të ndjerë Aviciin.
“Avicii më ka inspiruar mua miliona herë me muzikën e tij dhe i jam përjetë mirënjohëse që kam punuar me të në këngën “Lonely Together”. Faleminderit MTV për vlerësimun e Lonely Together për vallëzimin më të mirë. Levan Tsikuishvili versioni juaj i videos ishte gjithçka! Dhe një falënderim i madh shkon për fansat që na votuan! Ne e ndamë VMA me ju!!”, ka shkruar Ora.
Kujtojmë që edhe Bebe Rexha dhe Dua Lipa ishin nominuar në disa kategori, por nuk arritën të marrin çmim.