Divorcohen Van Jones dhe Jana Carter

Mediale Vip

Divorcohen Van Jones dhe Jana Carter

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 07:40
Van Jones dhe gruaja e tij, Jana Cartes

Komentatori i CNN, Van Jones dhe gruaja e tij, Jana Cartes po ndahen pas gati 13 vjetësh martese.

Sipas dokumenteve të marra nga TMZ, çifti është ndarë që nga maji, ndërsa Carter paraqiti kërkesën për  divorc të premten në Gjykatën e Qarkut në Los Angeles.

Çifti u martua në vitin 2005 dhe së bashku kanë dy djem.

“Megjithëse kemi vendosur t’i japim fund martesës, ne ende e duam shumë njëri-tjetrin. Do të vazhdojmë t’i rrisim fëmijët tanë së bashku, t’i zhvillojmë bizneset tona së bashku dhe të mbështesim rritjen e njëri-tjetrit. Nuk ka hatërmbetje ose dramë – vetëm evolucion, “thanë Jones dhe Carter në një deklaratë të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat