Ed Sheeran është një nga këngëtarët më të dashur në botë.
Fillimet e tij si këngëtarë e kanë zanafillen në rrugë.
Mirëpo tashmë suksesi e ndjek në çdo projekt të ri që publikon dhe koncertet e tij mbushin stadiumet.
Në 7 vjetorin e lançimit të albumit të parë Sheeran ka publikuar një foto të veçantë, krahas së cilës ka zbuluar një detaj shumë të çuditshëm.
“Si sot 7 vite më parë, u lançua albumi im i parë në botën e muzikës. Isha thjesht 20-vjeç dhe vishja këtë bluzë me kapuç për 4 muaj me radhë. Gëzuar ditëlindjen ‘+”,-shkruan këngëtari.