'Gjyshja ime ka punuar si vajtuese' Eugent Bushpepa zbulon gjithçka për talentin e tij

Mediale Vip

'Gjyshja ime ka punuar si vajtuese' Eugent Bushpepa zbulon gjithçka për talentin e tij

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 15:34
Eugent Bushpepa

Sezoni i ri i ‘Wake Up’ në Top Channel ka nisur me një të ftuar special. 

Këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa ka qenë i ftuari i parë në emisionin e mëngjesit, ku ka zgjedhur të tregojë një detaj shumë interesant për familjen e tij.

Nëse keni vrarë mendjen nga e ka të trashëguar talentin, Eugenti ka zbuluar gjithçka sot. “Gjyshja ime ka punuar si vajtuese. Thirrej nga njerëzit, sidomos nga njerëzit e babit nëpër ceremoni mortore. Babi më thotë gjithmonë se asaj i ngjaj”,- tregoi Eugenti. 

Ndërsa kur vjen puna te projektet muzikore, këngëtari zbuloi se në dhjetor do publikojë një këngë të re, pasi jeta e natës kohët e fundit i merr shumë kohë dhe e ka larguar nga studio.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat