Del autopsia, ja nga se vdiq ish i dashuri i Ariana Grandes

Mediale Vip

Del autopsia, ja nga se vdiq ish i dashuri i Ariana Grandes

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 20:55
Mac Miller dhe Ariana Grande

E premtja e kaluar nisi me lajmin e hidhur se reperi i njohur, Mac Miller, u nda nga jeta. 26-veçari ka pasur një lidhje 2-vjeçare me këngëtaren e njohur Ariana Grande, lidhje e cila kishte marrë fund pak muaj më parë.

Dyshimet e para rreth vdekjes së reperit 26-vjeçar ishte mbidoza, ai u gjet i pajetë në shtëpinë e tij nga një mik.

Mirëpo sot autoritetet në Los Anxhelos kanë bërë të ditur se ka dalë edhe autopsia, ku rezulton se Miller ka gjetur vdekjen si pasojë e një arresti kardiak, që i është shkaktuar nga mbidoza e drogës.

“Autopsia u përfundua dhe shkaku i vdekjes është shtyrë në pritje të testeve shtesë. Trupi i tij është dorëzuar”, tha Sarah Ardalani, zëdhënësja e gjykatëses së qarkut në Los Anxhelos për 26-vjeçarin, i cili u gjet i vdekur në Studio City, në shtëpinë e tij në Kaliforni.

Burime për “People” thanë se Miller pësoi një arrest kardiak nga një mbidozë droge. Shtëpia e reperit thuhet se ishte “pastruar” në mënyrë që të mos gjendeshin prova për përdorimin e drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat