Monika Lubonja: Ky është kërcimi me të cilin dua ta nis “Dance with Me”

Mediale Vip

Monika Lubonja: Ky është kërcimi me të cilin dua ta nis “Dance with Me”

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 20:07
Monika Lubonja

Duket sikur vitet kanë ndalur për aktoren Monika Lubonja. Ajo ka më shumë se dy dekada në skenë dhe ka lënë gjurmë në karrierën e saj. Në filmin e saj “Pas fasadës” aktorja theu një tabu për kohën, pasi gjatë interpretimit ajo realizoi një puthje me aktorin Ndriçim Xhepa. Dhe në vitet ’90 puthja në një film ishte një gjë e jashtëzakonshme. Por tashmë Monikën përtej aktrimin do e shohim shumë shpejt edhe duke kërcyer. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, aktorja rrëfeu për pjesëmarrjen e saj në spektaklin “Dance with Me” që do të fillojë në datën 17 Shtator.

“Do të jem e pranishme në këtë spektakël që nuk e di sa energji dhe emocione do të më marrë. Mua më pëlqen të kërcej dhe është pjesë e profesionit tim se sa më shumë t’i kemi këto komponente aq më të kompletuar jemi”.

Monika ka shprehur dëshirën që ta nisë spektaklin me një tango, por ende nuk e dimë nëse “dëshira” e saj do të marrë jetë, pasi na duhet të presim dhe disa ditë nga nisja e spektaklit.

Aktorja preferon ta shijojë të gjithë spektaklin “Dance with Me” dhe na premtoi që do të japë maksimumin.

“Unë jam pak tek pjesa romantike e këngëve. Nuk e them që kërcej mirë, sepse ndoshta nuk kërcej fare mirë, unë dua të shijoj momentin e skenës. Do më pëlqejë shumë që në këtë spektakël unë të jap më të mirën dhe ajo që kam kërkuar me këmbëngulje është që të mos ndalem as nga teatri dhe as nga filmi, rrëfeu aktorja.

Monika Lubonja u shfaq në skenën e teatrit pas një mungesë të gjatë me shfaqjen “Komedia që shkoi për dreq”, të regjisores Driada Dervishi.  Ajo u vlerësua para pak ditësh me çmimin “Aktorja më e mirë jo protagoniste” në Festivalin Koko Fest, në Korçë, në edicionin e pestë të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat