TopAwards/ Shaolin Gang futet në “The Top List” me këngën e re

Mediale Vip

TopAwards/ Shaolin Gang futet në “The Top List” me këngën e re

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 09:16
Shaolin Gang

Të njohur më parë si dyshja e pandarë Blunt dhe Real 1, tashmë dy artistët kanë ndryshuar emrin dhe njihen me emrin e ri të artit Shaolin Gang.

Të shndërruar në një fenomen në rrjetet sociale, ku janë komentuar së tepërmi për zhurmën e krijuar disa muaj më parë në lidhje me projektin muzikor “Qika Jeme”, Shaolin Gang janë bërë tepër aktiv muajt e fundit, duke publikuar projekte të njëpasnjëshme.

Brenda një periudhe 6-mujore, Shaolin Gang ka publikuar rreth 8 projekte muzikore, ku disa prej tyre kanë qenë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

“Dubai”, një këngë e publikuar rreth tre muaj më parë, falë votave të publikut, është bërë pjesë e “The Top List” që në javën e parë të publikimit. Kjo këngë, e cila tregon aventurat që bëhen në Dubai, ka mundur t’i rezistojë klasifikimit për 6 javë rresht.

“Lean Lean” është një tjetër projekt muzikor i dyshes së famshme, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut që në ditët e para të publikimit. Kjo prurje e artistëve, e cila është publikuar rreth dy muaj më parë, ka qëndruar në “The Top List” për 3 javë rresht, duke mos marrë më tej suportin e fansave.

Sikurse përmendëm dhe pak më lartë, Shaolin Gang nuk di të ndalet pasi vetëm një javë më parë ka nxjerrë në treg projektin më të ri muzikor i titulluar “VVS”. Falë votave nga ana e publikut, kjo këngë është futur menjëherë në klasifikimin zyrtar të “Top Awards” por a do mundet ajo t’i rezistojë kësaj renditjeje? Përgjigjen më të mirë të kësaj pyetje e dinë fansat e Shaolin Gang pasi janë ata që vendosin përmes votave të tyre nëse kjo këngë do të qëndrojë për një kohë të gjatë në listë.

Për këtë javë “VVS” renditet në vendin e 90-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat