Këngëtarja australiane, Iggy Azalea, ka kritikuar Eminemin për vargjet e dobëta që ka shkruar për të dhe yje tjera në “dissin” më të ri, Killshot.
Azalea është fyer nga reperi amerikan që këngën e ka publikuar kundër “Machine Gun Kelly”.
“Këngët diss nuk mund të mbushen me emra të yjeve nëpër vargjet e dobëta”, ka shkruar 28-vjeçarja në Twitter.
“T’u tregoj përse është këngë e dobët; por nuk ishte e tillë në fillim. Fillim kishte gjëra kreative. Kjo këngë duket sikur ka zgjedhur emra për t’i përshtatur më mirë nëpër rima”, ka shkruar ajo.