Loredana i vë kushtin e çuditshëm Mozzikut

Mediale Vip

Loredana i vë kushtin e çuditshëm Mozzikut

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 18:51
Loredana dhe reperi Mozzik

Ditën e djeshme çifti Loredana dhe reperi Mozzik kanë lançuar bashkëpunimin e tyre të parë.

Kënga ‘Bonnie &Clyde’ u shpërnda e u pëlqye ngado, duke kaluar brenda 24 orësh 1 milion klikimesh në Youtube.

Në intervistën për gazetën zvicerane ’20 Minuten’, Loredana ka rrëfyer për herë të parë eksperiencën e saj si repere, e cila padyshim ka korrur sukses të madh.

E pyetur nëse do të sillte bashkëpunime me persona të tjerë, ajo u përgjigj ‘Sigurisht’.

Mirëpo ajo çfarë ka thënë për Mozzik ka rrëmbyer vëmëndjen e të gjithëve.

Loredana ka rrëfyer se i ka vënë si kusht të dashurit të saj mos të bashkëpunoj me asnjë femër tjetër përveç saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat