Nuk u shkoi në dasmë, por Arbana ka dy fjalë për Sarën dhe Ledionin

Mediale Vip

Nuk u shkoi në dasmë, por Arbana ka dy fjalë për Sarën dhe Ledionin

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 19:31
Arbana Osmani

Spekulimet ishin të shumta në momentin kur Arbana Osmani nuk u shfaq në dasmën e mbajtur në Como, Itali , të Ledion Liços dhe Sara Hoxhës. 

Siç e dimë të gjithë, Arbana dhe Ledioni janë miq të ngushtë prej vitesh, por të gjithë menduan se pati një krisje mes tyre.

Kjo nuk është e vërtetë, Arbana konfirmoi më së mirë që marrëdhënia mes tyre është shumë e rregull.

Sara Hoxha ka postaur disa foto nga dasma e saj madhështore e mbajtur me 11 gusht ku midis komenteve pozitive gjendet dhe ai i Arbanës.

’Shumë bukur’ ka komentuar Arbana duke ju dhënë kështu fund thashethemeve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat