Lil Wayne rrëfen se ka tentuar të vrasë veten kur ishte 12 vjeç

Mediale Vip

Lil Wayne rrëfen se ka tentuar të vrasë veten kur ishte 12 vjeç

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 22:00
Lil Wayne

Reperi i famshm Lil Wayne shpesh ka dhënë referenca në këngët e tij për “plumba që godisnin shumë pranë zemrës”, por gjithnjë ka thënë se ka qenë e paqëllimshme.

Gjithsesi, në një këngë në albumin e tij të ri “Tha Carter V” ai pranon se ka tentuar të vrasë veten duke e qëlluar me armë.

Revista “Billboard” shkruan:

‘Kur ishte 12 vjeç, në shtëpinë e mamasë së tij, Wayne me një armë qëlloi veten në kraharor, por nuk kapi zemrën’.

Thuhet se ai ka vepruar në mënyrë të tillë pasi mamaja e tij nuk dëshironte ta lejonte më të bënte rep.

Një ndër miqtë e tij më të ngushtë, Mack Maine ka treguar se tashmë Wayne ishte gati ta pranonte.

‘Duke qenë një i rritur që arrin një nivel maturimi dhe rehatie, mendon: “Dua të flas për këtë duke qenë se e di që shumë njerëz mund të kenë kaluar të njëjtën gjë’, shkruan blitz.al.

Albumi ka pasur vonesa për shkak të çështjeve ligjore, por përfundimisht mendohet të publikohet më 21 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat