Vjen një ripërpunim ndryshe i këngës “Gocë pejane” nga Shkëlqim Berberi

Mediale Vip

Vjen një ripërpunim ndryshe i këngës “Gocë pejane” nga Shkëlqim Berberi

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 17:04
Shkëlqim Berberi

Reperi Shkëlqim Berberi, një emër i cili dita-ditës po bëhet më i njohur për publikun, ka prezantuar për fansat projektin e ri muzikor.

Bëhet fjalë për një ripërpunim të këngës së famshme “Gocë pejane”, të sjellë në një version ndryshe nga rap-artisti.

Muzika është ripërpunuar nga Lyric Master, ndërsa teksti në pjesën e repturës së shtuar, është shkruar nga Shkëlqim Hoti.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë këngës, ndërsa xhirimet e tij janë kryer në Shkup.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur regjisori Visar Demaku.

Kënga “Gocë pejane” është e kënduar në versionin origjinal nga këngëtari i njohur Bedri Islami, dhe shquhet si një ‘himn’ për vajzat e bukura të Pejës.

Edhe ky version i ri i kësaj kënge ka pritshmëri të mira që të pëlqehet nga publiku, me vinë melodike që e karakterizon në sfond. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat