Një nga aktoret më të paguara në botë zhduket pa gjurmë

Mediale Vip

Një nga aktoret më të paguara në botë zhduket pa gjurmë

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 19:14
Fan Bingbing

Fan Bingbing, aktorja më e famshme kineze dhe një nga aktoret më të paguara në botë, është zhdukur pa gjurmë.

Tash e tre muaj nuk ka informacion mbi grua e suksesshme kineze e cila bëri famë me rolet e saj në filmat "Iron Man" dhe "X-Men".

Mediat amerikane raportojnë se Bingbing ndoshta është arrestuar fshehurazi për fshehjen e taksave në industrinë e filmit, gjë e cila hidhëroi autoritetet kineze.

Një artikull që është botuar më 6 shtator, media shtetërore kineze Securities Daily, thuhej se Bingbing është nën kontroll dhe se pritet aktgjykimi ligjor. Por, ky informacion u fshi shumë shpejt. Në të njëjtën kohë, nuk ka informata zyrtare rreth akuzave, si dhe informacione zyrtare mbi një hetim të pretenduar kundër aktores.

CNN shkruan se problemet e saj filluan në maj të këtij viti kur ajo publikisht njoftoi kontratën e saj të filmit. Sipas tabloidit Global Times, Fan kishte dy kontrata të ndryshme - një zyrtar ku thuhej se ishte paguar rreth 1.5 milion dollarë dhe një private sipas së cilës ajo kishte fituar 7.5 milionë dollarë. Kjo praktikë në Kinë njihet si "kontrata jin-yang".

Kontratat e saj për publikun u lansuan nga udhëheqësi televiziv kinez Cui JongJan i cili në qershor kërkoi falje nga aktorja e popullarizuar. Në të njëjtën ditë, autoritetet kineze filluan të hetojnë "kontratën jin-yang" në industrinë e filmit të Kinës.

Pas kësaj, të gjitha reklamat me karakterin e saj u tërhoqën pa shpjegime, dhe aktorja në rrjetet sociale nuk ka qenë aktive për tre muaj.

Ekipi i Fan Bingbing ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat