Dy gjërat që mbretëresha Elizabeth i ka halë në sy, Meghan dhe Kate nuk duhet t’i bëjnë kurrë

Mediale Vip

Dy gjërat që mbretëresha Elizabeth i ka halë në sy, Meghan dhe Kate nuk duhet t’i bëjnë kurrë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 09:14
Meghan dhe Kate

Të jesh pjesë e një prej familjeve mbretërore më të rëndësishme të të gjitha kohërave, është shumë më e vështirë nga ç’mund ta imagjinoni.

Dhe kur kjo familje është familja mbretërore angleze, e cila njihet për frymën hermetike dhe rigoroze të ruajtjes së privatësisë dhe respektimin të kodeve të caktuara të sjelljes, çdo lajm rreth tyre përbën bujë. Dhe kur themi ‘’kodet e caktuara të sjelljesh’’ nuk mund të mos mendoni edhe për bonton-in e veshjes dhe paraqitjes së jashtme. Më poshtë Living do t’ju njohë me 2 rregullat e stilit që duhet të respektojnë Kate dhe Meghan:

1.Meghan dhe Kate nuk duhet të mbajnë thonj fallco e as t’i lyejnë me ngjyra të forta: Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe dukesha e Cambridge, Kate Middleton shfaqen gjithmonë të kuruara në daljet e tyre publike duke i kushtuar një rëndësi të veçantë çdo detaji që plotëson look-un e tyre, por mesa duket jo thonjve. Thonjtë artificialë dhe ngjyrat e forta nuk janë pjesë e bontonit mbretëror, andaj thonjtë e tyre duhet të jenë sa më natyralë. Sakaq, mbretëresha Elizabeth përdor prej vitit 1989 manikyrin nuancë rozë nga koleksioni Essie.

2.Mbretëresha nuk i honeps dot këpucët dhe sandalet me takë ortopedike: Edhe pse fotoja e mëposhtme i përket vitit 2013, ajo do të krijonte shumë polemika në familjen mbretërore pasi mesa duket mbretëresha Elizabeth nuk është fanse e sandaleve apo këpucëve me takë ortopedike. Dhe këtë gjë e dinë tashmë të gjitha graët e familjes, mirëpo kjo nuk e ka penguar Kate t’i mbathë dhe të luajë volejboll mbi to.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat