Gjon Ukaj: "Përgjegjësia shumë më e madhe është të këndosh në dasëm, sepse është e shenjtë"

Mediale Vip

Gjon Ukaj: "Përgjegjësia shumë më e madhe është të këndosh në dasëm, sepse është e shenjtë"

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 17 shtator 2018 Në ora: 12:29
Gjon Ukaj

 Ka vite e vite që ai e ka krijuar emrin e tij si një arstist që shihet se e duan të gjithë kolegët e tij, në fillim për mjeshtërinë e duarve të tij si mjeshtër i tastierës, por që ka kohë që ka hyrë në tregun muzikor edhe si këngëtar duke u pëlqyer dhe qenë një prej artistëve më “in”, siç edhe e dëshmoi kjo verë që sapo kaloi. Ky është këngëtari Gjon Ukaj i cili siç thotë vetë ai ka më shumë tashmë oferta si këngëtar. Në rrëfimin e tij për gazetën tonë tregon përveç se ku ishte i angazhuar gati çdo ditë nëpër dasma edhe ahengje familjare, ai tregon edhe për vendin se ku bëhet dasmat më interesante dhe pse atje. Këngëtari i cili thotë se gjen kohë ta vizitojë Kosovën dhe Shqipërinë që i don shumë edhe jashtë sezonin, ndërsa na tregon edhe se çfarë e pret pas sezonit të ngjeshur veror, dhe çfarë do të presim ne si publik nga ai.

“Bota sot”: Shumë “in” ishit në këtë verë ku më shumë? 

-Këtë verë ishim të angazhaur shumë, kryesisht në dasma dhe ahenxhe familjare, shumicën në Maqedoni, si në Kerçovë, Tetovë, Gostivar, Strugë e kështu me radhë, si edhe në Kosovë dhe Shqipëri. 

“Bota sot”: Jetoni jashtë Kosovës, në verë e vizitoni vendlindjen, apo vetëm për punë, për dasma e angazhime? 

-Jetoj në Zvicër me vite, çdo verë vi në Kosovë kuptohet se kemi shumë angazhime dhe është sezon, por vi edhe jashtë sezone shpesh herë për vizita dhe për qef, se kam shumë familjarë, shokë dhe dashamirë, dhe për të vizituar vendin tonë Kosovën dhe Shqipërinë tonë të dashur. 

“Bota sot”: Nëpër dasma tashmë po shkoni vetë për të kënduar apo gjithmonë edhe me Sinan Hoxha?

-Tash e tutje nëpër dasma dhe mbrëmje shkoj vetëm si këngëtar. 

“Bota sot”: Pas Sinanit cili është këngëtari apo këngëtarja që e shoqëroni me gjithë qef? 

-Më të gjithë këngëtarët dhe këngëtaret e estradës tonë shqiptare që kam punuar unë gjithmonë kam kaluar mirë dhe kam bërë muzikë me qef. 

“Bota sot”: Cila zonë shqiptare din të bëje dasmat më interesante? 

-Në të gjitha trevat shqiptare bëhen dasmat e mira, por më interesante për mua ishin disa dasma që kam parë në Strugë dhe Shqipëri, që kishin do tradita tona të vjetra shqiptare. 

“Bota sot”: Përgjegjesi më e madhe të këndosh në një koncert apo dasëm? 

-Përgjesia shumë ma e madhe është të këndosh në dasëm, sepse dasma është e shejtë dhe ka rendet e veta. 

“Bota sot”: Ndodh që ju vetë të jeni i ftuar si dasmor, e tju kërkojnë që të këndoni?

-Po më ka ra rasti që të jem në dasëm mysafirë te një mik i imi dhe më kanë ftuar që të këndoj dhe kam kënduar 2-3 këngë per respekt, pse jo nuk jam mendjemadh (qesh). 

“Bota sot”: Ishit edhe me disa këngë të reja këtë vit si shkuan?

-Në këtë vit kishna dy projekte të reja që janë pritur shumë mirë, dhe i falenderohem gjithmonë Zotit dhe publikut. 

“Bota sot”: Mbaroj vera, por për juve nis sezoni tjetër ku do të jeni tashmë i angazhuar? Po ndonjë projekt i ri muzikor? 

-Mbas sezone gjithmonë kuptohet na duhet pak pushim, dhe dikur fillojmë aktivitet këtu në Europë prapë nëpër ahenxhe familjare festa të ndryshme, në diskoteka si në Zvicër,Gjermani, Belgjikë etj. Po kam edhe projekte të reja që do vinë shumë shpejt tash dhe për festat e fundvitit.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat