Sallly Field zbulon anën e errët të romancës me Burt Reynolds

Mediale Vip

Sallly Field zbulon anën e errët të romancës me Burt Reynolds

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 06:38
Sally Field ka zbuluar se ish i dashuri i saj, Burt Reynolds

Sally Field ka zbuluar se ish i dashuri i saj, Burt Reynolds, kishte qenë kontrollues, xheloz dhe përulës gjatë lidhjes së tyre, dhe madje ka lënë të nënkuptohet se edhe kishte abuzuar fizikisht me të.

Në memoarin e saj të ri, aktorja shkruan se kur ajo tentonte t’i dilte zot vetes, bashkë-aktori në filmin Smokey and the Bandit edhe bukvalisht “e mblidhte grushtin”.

Ai dëshironte të fliste vetëm për veten dhe “në mënyrë të vazhdueshme shpërthente sikur e kisha bërë urinën në dysheme”, thotë Field në librin e ri In Pieces i cili është publikuar sot.

Madje Field ka thënë se lidhja e saj me Reynolds kishte qenë një përsëritje e asaj me njerkun i cili e kishte abuzuar seksualisht që kur kishte qenë rreth gjashtë vjet e deri më 14.

Ylli hollivudian, Reynolds, i cili vdiq më gjashtë shtator, kishte deklaruar se Sally kishte qenë dashuria e jetës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat