Rita Ora zbulon datën e lansimit të albumit të ri

Mediale Vip

Rita Ora zbulon datën e lansimit të albumit të ri

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 10:24
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, albumin e saj të parë “Ora” e ka lansuar në vitin 2012, i cili është pritur shumë mirë nga publiku i gjerë.

Tani, pas një pune të palodhshme prej 6 vjetësh, këngëtarja duke e finalizuar edhe një album të ri. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku falënderon fansat për durimin, Ora zbuloi se më 23 nëntor do të hedhë në treg albumin e ri të shumëpritur me titull “Phoenix”.

“Jam shumë e lumtur që do të lansojë ‘Phoenix’. Jam shumë krenare për këtë album dhe e emocionuar që të gjithë të dëgjojnë atë se çfarë kam punuar unë deri tani. Një falënderim i madh shkon për të gjithë që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim muzikor”, ka thënë Ora.

Gjithashtu, Ora ka bërë të ditur se albumi “Phoenix” tashmë është në dispozicion për para-porosi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat