Para pak javësh këngëtari i njohur, Enis Bytyqi i ka dhënë fund beqarisë.
Ai është martuar me vajzën e quajtur, Rina me të cilën ka disa vite që është në një lidhje dashurie.
Pas martesës, ata janë nisur për në muajin e mjaltit, ku si destinacion kanë zgjedhur një ishull luksoz në Afrikën e Jugut.
Dhe tani, çifti shihet se janë duke kaluar çaste të lumtura teksa Enisi ndau me ndjekësit një moment romantik pranë bashkëshortes.
Pas ceremonisë luksoze, Bytyqi padyshim se do të rikthehet me projekte të reja muzikore. “Bashk” dhe “Sikur ajo”, janë dy këngët e fundit të lansuara nga ai.