U zbulua nga “Instagram”-i, ja në cilin televizion do e shihni Nevina Shtyllën

Mediale Vip

U zbulua nga “Instagram”-i, ja në cilin televizion do e shihni Nevina Shtyllën

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 21:09
Nevina Shtylla

Teksa nisi sezoni i ri televiziv, u përfol shumë se moderatorja Nevina Shtylla kishte vendosur që të kalonte në një tjetër televizion. Tashmë mesa duket gjërat janë bërë zyrtare.

Moderatoren e emisionit “Jo vetëm modë” në “Tv Klan” tani e tutje do ta shihni në “Top Channel”.

Kjo gjë është zbuluar nga një foto e publikuar në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet pikërisht Nevina. Gjithashtu zbulohet edhe emisioni që ajo do të bëjë pjesë dhe është “Procesi Sportiv”.

Ajo ka pozuar krah Edi Manushit dhe Fjoralba Ponarit, në një foto që është postuar nga kjo e fundit në “Instastory”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat