Rihanna i cicëron kancerlares Merkel, i kërkon ndihmë

Mediale Vip

Rihanna i cicëron kancerlares Merkel, i kërkon ndihmë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 10:47
Rihanna

Këngëtarja Rihanna i ka shkruajtur kancelarës gjermane Angela Merkel, në Twitter.

Përveç këngëve tani ajo ka një rol krejt tjetër. Ajo është ambasadore kryesore e organizatës që merret me sferën e shkollimit për vendet në zhvillim, “Partneriteti Global për Arsimin”.

Ylli botëror i muzikës e ka lavdëruar qeverinë e drejtuar nga Merkel, për angazhimin në fushën e arsimit. Por sipas këngëtarës Angela Merkel dhe ministri i Zhvillimit Gerd Muller mund të bëjnë edhe më shumë, jo vetëm për vendin e tyre, po edhe për shumë vende tjera të botës, shkruan yahoo .de.

Rihanna  i’u është drejtuar atyre për ta ndihmuar këtë organizatë .

Në postimin e saj shkruan:

“Nëse arrijnë të mbyllin mungesën e arsimit në vendet në zhvillim, të gjithë do të fitojnë”.Ka ende punë për të siguruar 870 milionë fëmijë në 87 vende me arsim.

Me 87.5 milionë ndjekës të Twitter-it, këngëtarja me shpresë ka gjetur një zë të fuqishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat