Kaloi mbidozë heroine, mamaja e Demi Lovatos tregon momentin rrëqethës kur mori vesh lajmin

Mediale Vip

Kaloi mbidozë heroine, mamaja e Demi Lovatos tregon momentin rrëqethës kur mori vesh lajmin

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:38
Demi Lovato dhe Dianna

Kanë kaluar thuajse dy muaj lajmi që bëri bujë në media, se këngëtarja e famshme Demi Lovato ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë, e gjithë kjo si pasojë e një mbidoze.

Lidhur me këtë ngjarje, ka folur për herë të parë e ëma e këngëtares, Dianna. Në një intervistë për NewsMax”, ajo ka treguar momentin kur mori lajmin për të bijën dhe si e gjete atë.

Ka qenë asistenti i këngëtares Kelsey Kershner, i cili nëpërmjet një telefonate ka lajmëruar Dianna-n. “U shokova. Nuk e dija se çfarë të thosha. Ishte vetëm diçka që kurrë nuk e kam pritur ta dëgjoj si prind, për ndonjë nga fëmijët e mi. Hezitova të pyesja, por më duhej ta pyesja – më kujtohet që mezi më dilnin fjalët nga goja. ‘A është mirë?”, e pyeta.

“Arritëm sa më shpejt që mundëm. Dola me shpejt nga makina dhe vrapova në dhomën e urgjencës për të qenë pranë saj dhe ajo thjesht nuk dukej mirë. Ishte në gjendje të keqe, i thashë” ‘Demi, unë jam këtu. Unë të dua”. Dhe në atë moment ajo tha:” Unë të dua gjithashtu”, tregon mamaja e Lovatos.

Teksa Lovato ishte në gjendje kritike, e ëma shprehet se u mbështet në besimin e saj për të ndihmuar vajzën ta kalonte atë gjendje. “Ne thjesht nuk e dinim nëse do ta kalonte apo jo”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë këngëtarja qëndroi në spital për më shumë se një javë para se ajo të lirohej më 4 gusht për të hyrë në rehabilitim. Më pas shkoi në Çikago për trajtim të mëtejshëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat