Roberti provokohet nga juria pasi mbajti valltaren atraktive

Mediale Vip

Roberti provokohet nga juria pasi mbajti valltaren atraktive

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:45
Robert Berisha

Këngëtari Robert Berisha është pjesë e spektaklit të vallëzimit, “Dance with Me”.

Roberti njihet ndryshe edhe si bashkëshorti i Nora Istrefit, këngëtarja që u cilësua jo pak herë si më seksi në estradë.

Megjithatë, muzikanti e këngëtari në spektakël ka një tjetër bukuroshe seksi, Leila Kraja.

Në një prej paraqitjeve të fundit ai u zu në pozicion të papërshtatshëm.

“Unë jam mësuar me bukuri që 12 vjet që jemi bashkë, kështu që edhe kjo po duket shumë bukur. Nuk e di çka ndodhi”, u shpreh Roberti i hutuar.

“Dance with Me” ka hyrë në një fazë interesante të garës.

Roberti ndërkaq ka gati projektin e ri me Kastro Zizon dhe Eneda Tarifën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat