Pas dy vitesh, Adelina Emini rikthehet me baladë

Mediale Vip

Pas dy vitesh, Adelina Emini rikthehet me baladë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 22:58
Adelina Emini

Kanë kaluar dy vite që kur e lansoi këngën e saj “Si atëherë” që u pëlqye shumë.

Këngëtarja Adelina Emini po i rikthehet këngës, kësaj radhe me një baladë që pritet ta publikojë shumë shpejt.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar edhe bashkëpunëtorët e këtij projekti.

Muzikën ia ka besuar Darko Dimitrov që ta realizojë kurse teksti është shkruar nga Lindon Berisha.

Balada e Adelinës është finlizuar edhe me klip nga Pinkmoon.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, Adelina zbuloi pak por duket me një pamje përrallore dhe si gjithmonë di si të “godasë” me pamje por edhe me zë.

Se çka do na sjell, presim të shohim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat