Publikohet “Let You Love Me”, hiti i ri nga Rita Ora – paralajmërohet klipi

Mediale Vip

Publikohet “Let You Love Me”, hiti i ri nga Rita Ora – paralajmërohet klipi

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 10:24
Rita Ora

Rita Ora ka pubilkuar këngën më të re nga albumi i saj “Phoenix”.

Bëhet fjalë për “Let You Love Me”, projektin më të ri nga superylli shqiptar.

Adhuruesit menjëherë i janë përgjigjur pozitivisht këngëtares shqiptare duke e komplimentuar për projektin.

Një këngë tejet e bukur, “Let You Love Me” i paraprinë albumit i cili publikohet më 23 nëntor.

Rita ka paralajmëruar videoklipin e kësaj kënge për pasditën e të premtës.

Këngëtarja nga Prishtina prite të dominojë top listat me albumin e saj “Phoenix”.

Rita performoi për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat