Vdes në gjumë muzikanti i njohur, Chas Hodges

Mediale Vip

Vdes në gjumë muzikanti i njohur, Chas Hodges

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 17:37
Chas Hodges

Chas Hodges, një nga nga artistët e duo muzikore Chas dhe Dave, ka vdekur në moshën 74 vjeçare.

Dave ka qenë ai që ka njoftuar për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit dhe mikut të tij.

Në llogarinë Twitter ai shkroi:

“Pavarësisht trajtimit të suksesshëm të kancerit të ezofagut kohët e fundit, Chas vuajti dështimin e organeve dhe kaloi në paqe në gjumin e tij në orët e para të mëngjesit”.

Dua muzikore ishin të njohur gjatë viteve ’70 dhe ’80. Ata u ngritën në famë me hitet Rabbit, Snooker Loopy. Ata u ndanë në vitin 2009por u ribashkuan një vit më vonë.

Në vitin 2017, Hodges zbuloi se ai ishte diagnostikuar me kancer të ezofagut, pasi ai u përpoq të gëlltiste një gotë uji. Ai iu nënshtrua kimioterapisë, ku u detyrua të anulojë të gjitha koncerte të ardhshme në gusht në këshillën e mjekut. Chas ishte 74 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat