E dinit? Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë kushërira

Mediale Vip

E dinit? Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë kushërira

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 21:05
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë padyshim dy nga femrat më seksi dhe më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Që të dyja kanë një numër të madh ndjekësish në profilet e tyre në rrjetin social “Instagram”, aty ku postojnë foto mjaft seksi dhe provokuese.

Por askush nuk e dinte se dy vajzat e njohura të ekranit janë kushërira. E këtë e zbuloi modelja Marashi nëpërmjet një postimi në “Instastorie”. Ajo shpërndau një foto që fillimisht e kishte publikuar Kejvina.

“Në fakt tek kjo foto nuk është Oriola, jam unë. Nqs do të isha brune në një univers paralel”, janë fjalë që ka shkruar Kejvina në fotografinë e Oriolës. Kjo e fundit ia ka kthyer “faleminderit kusho”, duke lënë të kuptohet që janë kushërira.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat