Rita Ora zyrtarisht në lidhje me Chris Brown

Mediale Vip

Rita Ora zyrtarisht në lidhje me Chris Brown

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 23:19
Rita Ora dhe Chris Brown

Kohë më parë është diskutuar për një lidhje të mundshme mes Rita Orës dhe Chris Brown, mirëpo asgjë nuk ka qenë e konfirmuar.

Lidhja e tyre tashmë është zyrtarizuar dhe ‘MTO News’ konfirmon se Rita dhe Chris tashmë janë çift.

Palët janë parë mbrëmë në Milano në një ndejë duke festuar gjatë gjithë natës dhe kjo është kapur nga njerëzit që ishin të pranishëm aty.

Të dy kanë qëndruar në Milano për një ‘Fashion Shows’ pastaj çifti kanë vazhduar ndejën në klub  për t’u argëtuar gjithë mbrëmjen.

Pas kësaj të dy janë parë teksa po shkonin te hoteli i Chris Brown ku edhe e kanë kaluar natën.

Kujtojmë se ata kanë edhe një duet dhe kënga ‘Body on me’ aktualisht ka 189 milionë klikime në Youtube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat