E dashura e Al Paçinos është sa gjysma e moshës së tij

Mediale Vip

E dashura e Al Paçinos është sa gjysma e moshës së tij

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 09:35
Meital Dohan, Al Paçino

Al Paçino e ka gjetur dashurinë e jetës, tregojnë burimet për Page Six.

Aktori 78 vjeçar është në lidhje me aktoren dhe këngëtaren izraelite Meital Dohan, 39 vjeçare.

Burimet zbuluan se Paçino dhe aktorja ishin për një darkë në restorantin Dan Tana në Los Angeles.

‘Ata qëndruan në heshtje për disa muaj por janë shumë të lumtur’, tha një burim për Page Six.

‘Ata fillimisht po i mbanin gjërat shumë private por tani s’po e mbajnë më sekret’.

Ylli i ‘Godfather’ ishte në Los Angeles këtë verë duke filmuar ‘Once Upon a Time in Hollywood’ bashkë me Leonardo DiCaprion dhe Brad Pitt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat