Selena Gomez sërish shkëputet nga rrjetet sociale

Mediale Vip

Selena Gomez sërish shkëputet nga rrjetet sociale

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 08:34
Selena Gomez

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez pasi kaloi një periudhë të vështirë shëndetësore por edhe emocionale duket se ka marrë një vendim i cili ka merzitur me mijëra fansa që ajo ka nëpër botë.

Ajo ka vendosur që të shkëputet nga rrjetet sociale për të bërë një pushim. Vendimin e ka treguar në një postim të fundit në Instagram ku shprehet se:

“Po shikoja veten në pasqyrë, si një idiote!  Po bëj një pushim nga rrjetet sociale përsëri. U jam shumë mirënjohëse për zërin që mediat sociale i japin secilit prej nesh. Por për momentin dua të jetoj jetën time reale dhe momentet që më dhurohen. Mirësi dhe inkurajim vetëm për pak! Vetëm mos harroni, komentet negative mund të dëmtojnë ndjenjat e dikujt”.

Ajo ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ka  një numër të madh ndjekësish plot 142 milion e kjo ka bërë që fansat e saj të mërzitet. Selena prej disa ditësh tashmë është zhvendosur edhe nga jeta e zhurshme duke u rikthyer në vendlindjen e saj për tu relaksuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat