Shënon edhe një sukses në karrierë, Dua Lipa: Kjo është çmenduri!

Mediale Vip

Shënon edhe një sukses në karrierë, Dua Lipa: Kjo është çmenduri!

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 12:39
Dua Lipa

Dua Lipa është artistja shqiptare që po gëzon famë ndërkombëtare.

Ajo është shumë aktive me projekte të reja muzikore, të cilat po rezultojnë shumë të suksesshme.

Së fundi, ajo publikoi këngën “Electricity”, e cila u prit mirë, kurse tani shënoi një sukses të ri me këtë këngë.

Dua ka arritur 40 milion dëgjues për një muaj, ndërsa bëri të ditur që kënga e fundit është e katërta në tabelat e Britanisë.

“Wowww mbi 40 milionë dëgjues !! Kjo është çmenduri! + # “Electricity” është renditur e # 4 në Britani të Madhe! Faleminderit përgjithmonë! Unë jam duke punuar shumë për performancën në AMA për ju njerëz”, ka shkruar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat