Anulohet turneu i Iggy Azalea’s në Amerikën e Veriut

Mediale Vip

Anulohet turneu i Iggy Azalea’s në Amerikën e Veriut

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 18:46
Iggy Azalea

Iggy Azalea ka konfirmuar se turneu i saj ‘Bad Girls’ në Amerikën e Veriut është anuluar, megjithëse ajo nuk e dha arsyen.

‘Më besoni, unë kam qenë shumë e emocionuar për këtë turne dhe tani po ndjehem shumë e zhgënjyer që nuk po realizohet këtë vit. Zgjedhja nuk ishte në duart e mija. Unë shpresoj se do t’ju shoh personalisht një ditë. Ju dua’, shkroi Iggy në Twitter të dielën.

Ky turne ishte i pari në Amerikën e Veriut për të pas shumë vjetësh.

Turneu duhej të fillonte më 27 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat