Bebe Rexha shkurton flokët, duket mjaft atraktive

Mediale Vip

Bebe Rexha shkurton flokët, duket mjaft atraktive

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 12:30
Bebe Rexha

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, do të jetë sonte (e martë), e ftuar në “American Music Awards”.

Ajo do të prezantojë një performancë ose një çmim, e ndërsa konkurron në dy kategori: atë të “Kënga më e mirë e zhanrit Country” dhe “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “Meant to be”, në bashkëpunim me Florida Georgina Line.

Bebe Rexha këtë vit ka qenë shumë aktive në muzikë, duke publikuar albumin e saj të ri “Expectations”, i cili u prit shumë mirë nga publiku.

 

Got my hair cut. You likey? ????????

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Hiti “I’m a mess” është gjithashtu pjesë e këtij klipi, një këngë e cila ka shënuar mjaft sukses duke arritur vende të larta në top-listat britanike dhe ato amerikane.

Rexha është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, duke iu treguar fansave ndryshimin e ri në pamjen e saj.

Ajo i ka shkurtuar flokët e saj bionde, duke marrë një pamje edhe më atraktive.

“I kam shkurtuar flokët. A ju pëlqejnë”, janë fjalët e saj në mbishkrimin e fotografisë, duke kërkuar në njëfarë forme mendimin e fansave për këtë ndryshim.

Një model i tillë i flokëve është shumë në trend kohëve të fundit, pasi të njëjtin model e kanë praktikuar edhe dy këngëtaret shqiptare tjera të famshme: Dua Lipa dhe Rita Ora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat