Erta, këngëtarja e re që lartëson Kosovën në të gjitha shtetet!

Mediale Vip

Erta, këngëtarja e re që lartëson Kosovën në të gjitha shtetet!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2018 Në ora: 13:11
Anduena Tahiri, drejtoreshë e festivali internacional dhe Erta Qerimi, këngëtare e talentuar

Kosova ka një numër të madh të talenteve në skenën e muzikës. Një emër i ri që po vjen në estradën tonë pa dyshim është edhe 14-vjeçarja e talentuar Erta Qerimi! Ajo ka një zë karakteristikë gjatë këndimit dhe që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në festivale të ndryshme në rrafshin ndërkombëtar, si në Rumani, Slloveni së fundi edhe në festivalin ndërkombëtar në Beograd. Erta punon me zell të shtuar, gjithnjë me fokus të veçantë, për t’i sjellë suksese të reja shtetit të Kosovës. 

Image

Suksesi në Rumani gjatë muajit korrik të këtij viti, e cila fitoi çmimin “Grand Prix”, ka shtuar edhe më shumë oreksin e saj për përformancë edhe më të mirë në sfidat e ardhshme. Për këto suksese të mëdha të talentes vitiase ka edhe Anduena Tahiri, e cila është këngëtare e mirënjohur dhe drejtoreshë e festivali internacional për fëmijë ‘A-MOL’ në Ferizaj.

Anduena vazhdimisht përkujdeset për Ertën dhe për shumë talente të tjera, për të pasur përsosmëri gjatë këndimit. Erta ka deklaruar se punon me një fanatizëm të pashoq për të sfiduar këngëtaret të shteteve tjera. 14-vjeçarja, së fundi përgatitet me një ritëm të shtuar nën udhëheqjen e profesoreshës Anduena, për garën e rëndësishme të fundmuajt tetor, Festivalit në Maltë.  Në një intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, ajo shpalosi synimet e saja.  

Image

“Bota sot”:  Erta, ju presin shumë sfida të reja në rrafshin ndërkombëtar, gjatë korrikut të këtij viti rrëmbyet çmimin “Përformanca më e mirë” në Rumani, në një konkurrencë të fortë,  a është një motiv shtesë?

Erta Qerimi: Sigurisht që është një motiv shtesë për mua sepse po vazhdoj të bëj krenarë shumë qytetarë dhe bashkëvendës. 

Image

Anduena Tahiri, drejtoreshë e festivali internacional dhe Erta Qerimi, këngëtare e talentuar, gjatë një këndimi

“Bota sot”:  Sukseset e juaja që po renditen njëra pas tjetrës, meritë e kujt janë?

Erta Qerimi: Merita me takon mua por sigurish dhe Profesoreshës sime Anduena Tahiri, ajo kujdeset gjithmonë për mua që të bëj një paraqitje sa me prestigjioze.

“Bota sot”: Një këngëtare e re dhe një emër i ri që po ngjitet në skenën muzikore, a keni emocione kur jeni para masës?

Erta Qerimi: Emocionet janë të shumta por kur shoh qe kam një  publik të tërë dhe familjen time para meje, emocionet i mbuloj që të bëj më të mirën time.

Image

”Bota sot”: Prej cilës këngëtare apo këngëtar frymëzoheni më shumë?

Erta Qerimi: Me pëlqejnë shumë këngëtar/këngëtare dhe janë shumë të mirë, por unë dua të krijoj karrierën time ashtu siç dua unë jo duke u frymëzuar nga dikush.

Image

“Bota sot”: Në cilat festivale keni marrë pjesë dhe cilat janë sukseset, na flisni pak për to?

Erta Qerimi: Jam pjesëmarrëse e shumë festivaleve brenda dhe jashtë vendit, festivali i fundit ishte në Rumani ku jam shpërblyer me çmimin “Grand Prix” , po ashtu kam çmime të vendeve të para, të dyta. Në festivalin “A-mol” jam shpërblyer me çmimin e “Publikut” dhe shumë e shumë të tjera.

“Bota sot”: Tani mbahet festivali në Maltë, çka synon Erta?

Erta Qerimi: Unë dua ta sfidoj veten time në çdo sfidë, pa marrë parasysh se a pëlqehem apo jo, unë do të jap më të mirën nga vetja ime dhe besoj që do të kthehemi me një sukses të madh. 

Image

“Bota sot”: Erta në shkollë, flet anglishten, mund të na flisni pak për veten tuaj?

Erta Qerimi: Sure, I am at the hight Music school at Gjilan and I want to study abot the music because i borned for this . And I learn in A-Mol course in Ferizaj , there I learn about the notes to make any performance and everything elese.

 “Bota sot”: Sa është vështirë të bashkëpunosh me këngëtaren e mirënjohur Anduena Tahiri dhe drejtoreshë e festivalit internacional për fëmijë?

Erta Qerimi: Nuk është fare e vështirë sepse po t’i dëgjosh fjalët e saj do të arrish me të vërtet majat. Një Profesoreshë me dije shumë të lartë, Drejtoreshë e një festivali i cili po bënë një bujë shumë të madhe në qytetin e Ferizajt dhe mbarë shqiptarinë po ashtu edhe në shtetet tjera, tani më konfirmuan ardhjen e tyre në Ferizaj, ku ka me madhështi për vendin tonë.

Image

Dua ta falënderoj shumë arsimtaren time Anduena Tahirin për punën e pandalshme që bën për mua, familjen time e cila me mbështet gjithmonë, si dhe kryetarin e Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti për mbështetjen e tij financiare që me jep jo vetëm mua por edhe shumë talenteve të rinj dhe drejtorin e kulturës në komunën time, Milot Lala, u jam falënderuese gjatë gjithë jetës. Sepse për të arritur majat e suksesit pa dyshim duhet të qëndrojë mbështetja dhe unë atë falë Zotit e kam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat