Raffaella Fico flet mbi akuzat ndaj Ronaldos, për përdhunim: “11 muaj dashuri….!”

Mediale Vip

Raffaella Fico flet mbi akuzat ndaj Ronaldos, për përdhunim: “11 muaj dashuri….!”

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 06:55
Raffaella Fico

Në “Radio 1”, e ftuar në “Një ditë si dele”, Raffaella Fico, ish- e fejuara e Mario Balotelli, por edhe ish-i i Cristiano Ronaldos, ka folur në lidhje me akuzat për përdhunim që bënë të ndizej një çështje ndërkombëtare dhe që sheh futbollistin e Juventus në vështirësi dhe gati të mbrohet. Edhe bukuroshja italiane është në anën e tij, teksa tha: “Po, është e vërtetë që kam qenë e fejuar për 11 muaj me Cristiano Ronaldon. 11 muaj dashuri. Ai madje kishte bërë dhe deklarata referuar lidhjes tonë. Stërvitej gjithmonë në shtëpi, punonte për muskujt e barkut. Në atë kohë luante te United, më pas u transferua te Real Madrid”.

“Akuzat? Unë nuk dua të futem mes argumenteve të forta, dua të qëndroj jashtë tyre. A e kam njohur mirë? Mund t’ju flas për eksperiencën time, është një djalosh normal, i qetë dhe i thjeshtë. Gjithsesi ka qenë një xhentëllmen, këtë duhet ta them. Le të themi se kur del një lajm i tillë, çdokush mbetet i çuditur. A e kisha vlerësuar me 10? Më pyetën se si ishte në nivel fizik dhe në këtë kuadër meriton 10. Muskujt e barkut i bënte pas darke, teksa qetësohej duke parë ndonjë film, nuk mbaj mend saktësisht se sa bënte. Avokati thotë se do të shkojë të komunikojë me të gjitha ish-at e tij? Vërtetë?”, vijoi Fico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat