Si duket mbesa modele dhe aktore e Alain Delonit!

Mediale Vip

Si duket mbesa modele dhe aktore e Alain Delonit!

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 09:37
Alain Deloni

Një ditë, dikush i pat thënë se po të kishte qenë femër, Alain Deloni do të dukej tamam si ajo!! Personi në fjalë nuk e dinte që në fakt Alyson Le Borges është mbesa e aktorit të famshëm francez, dhe trashëgimia genetike është vërtet e dukshme!

Alyson Le Borges është vajza e Anthony Delon ( fëmija i parë i aktorit) dhe e kërcimtares së kabaresë Crazy Horse në Paris, Marie-Hélène Le Borges. Ajo është rritur nga e ëma në qytezën Neuilly sur Seine, dhe gjyshin nuk pati mundësinë ta takonte përveçse kur mbushi 11 vjeç.

E vendosur të çajë vetë në jetë, Alyson nuk deshi  të përfitonte nga mbiemri i njohur i familjes së saj, ndaj ka preferuar të mbante atë të së ëmës. Në moshën 14 vjeëare, regjizorja Nadine Trintignant i dha rolin e parë në filmin  “L’île bleue”. Alyson punon ndërkohë edhe si modele për një sërë revistash të njohura mode, përfshirë Vanity Fair.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat