Sipas Business Insider, Melania dhe Donald Trump flenë në dhoma të ndara dhe Zonja e Parë, zgjohet më shpejt se presidenti, diku rreth orës 5.30 të mëngjesit. Një mikeshë e ngushtë e saj, e cituar nga Washington Post, rrëfen se Melania përgatit për shkollë të birin, Barronin dhe përgjithësisht, merret shumë me të, sepse e konsideron veten “ mama“ me kohë të plotë.
Ajo e ndihmon me detyrat, i përgatit mëngjesin e drekën, ndërkohë që kujdeset shumë edhe për vaktin e vet të parë të ditës: smoothie të shëndetshme dhe fruta ( mundësisht, kërkon 7 lloje të ndryshme në ditë). Paraditen e kalon me ushtrime të lehta fizike, që në mjaft raste zëvëndesohen me shëtitje rreth e rrotull.
Kur nuk merret me Barronin, nuk luan tenis dhe nuk praktikon pilatesin, Melania e zë kohën me detyrat e Zonjës së Parë, që përfshijnë planifikimin dhe mikpritjen e eventeve në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo rri zakonisht në krahun lindor të godinës, ndërsa i shoqi në atë perendimor, dhe gjatë ditës nuk para takohen. Për tu relaksuar bën banjo në vaskë dhe fundjavat i kalon shpesh në resortën private në Palm Beach, të Floridas.