Do të qani edhe ju kur të mësoni arsyen prekëse, pse Eugenia e zgjodhi fustanin me kurrizin e zbuluar

Mediale Vip

Do të qani edhe ju kur të mësoni arsyen prekëse, pse Eugenia e zgjodhi fustanin me kurrizin e zbuluar

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 19:37
Princeshë Eugenia

Mos prisni që dasma mbretërore të zgjasë vetëm një ditë. Komentet pas ceremonisë do të vazhdojnë me ditë të tëra sepse në fakt është një dasmë e madhe dhe e rëndësishme.

Princeshë Eugenia dhe Jack Brooksbank kurorëzuan në martesë sot lidhjen e dashurisë përpara miliona njerëzve.

Princeshë Eugenie ngjante fiks një princeshë sot në Kishën St.George në Windsor Castle. Fustani i saj ishte dizenjuar nga Peter Pilotto dhe Christopher De Vos, të dy stilistë britanikë që krijuan markën Peter Pilotto në Londër në vitin 2007.

Kjo markë është e njohur për dizenjime me një siluetë moderne.

Fustani dukej në fakt me supe të rëna, por mbahej mi supe dhe ishte mjaft klas

Ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave ka qenë pjesa e pasme e fustanit, e cila ishte në formë “V” dhe tregonte qartazi shenjën e operacionit që princesha kishte kryer në moshën 12-vjeçare.

Princesha së bashku me dy stilistët kanë dizenjuar fustanin dhe ajo vetë ka insistuar që pjesa e kurrizit duhet të ishte e zbuluar.

Arsyeja: Eugenia ka dashur t’i japë një mesazh të gjithëve se shenjat që kanë në trup nuk duhen fshehur sidomos kur ato tregojnë të kaluarën dhe forcën tënde. Mbesa e Mbretëreshës kur ishte fëmijë u diagnostifikua me tumor, por fatmirësisht operacioni që kreu doli me sukses.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat