Mandy Moore për ish-burrin: Nuk e zgjodha personin e duhur

Mediale Vip

Mandy Moore për ish-burrin: Nuk e zgjodha personin e duhur

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 22:45
Mandy Moore dhe Ryan Adams

Mandy Moore është hapur për divorcin e saj nga burri i parë Ryan Adams.

Aktorja u martua me këngëtarin në moshën 25-vjeçare në vitin 2009 dhe ata njoftuan për ndarjen në janar të vitit 2015.

‘Nuk ishte vendim i mençur. Nuk kam zgjedhur personin e duhur’, tha Mandy për Glamour në lidhje me vendimin e saj për martesë.

‘Nuk ndihem fajtore për të. Unë nuk e fajësoj veten për të’, vazhdoi ajo.

‘Kur njerëzit filluan duke më thënë ‘më vjen keq’ unë ju thoja  – jo, keq do të duhej t’ju vinte nëse do të kisha qëndruar në një situatë të keqe’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat