Këngëtarja e njohur, Enca së fundmi ka publikuar klipin e saj të ri, por jo të gjithë e kanë pëlqyer.
Pas kësaj kënge u ndez edhe një herë "sherri" mes Noizyt dhe këngëtares në fjalë, ku reperi e quante "lopë".
Por Enca nuk e ka lënë në "vesh të shurdhët" këtë ngacmim, dhe i është përgjigjur Noizyt madje edhe më ashpër.
Teksa udhëtonte në mesnatë me makinën e saj, nuk nguroi të ndalonte në një prej posterave të Noizyt të vendosur në kryeqytet.
Duke kënduar, Enca nxjerr gishtin e mesit dhe përshëndet ish-kolegun e dashur, duke u tallur keq me të.
Ndër të tjera ajo dëgjohet të këndojë pjesë nga kënga e fundit:
"Number one shake that kujt po i han", këngë kjo që e Enca e ka në bashkpunim me Noizyn.