“New Rules” e Dua Lipës, u interpretua në “The Voice 2018” në Amerikë, e cila u soll për të pranishmit nga një prej konkurrenteve, Erika Zade.
Kënga erdhi në një version pak më ndryshe, por gjithmonë shumë simpatik e të arritur prej vajzës së re e cila tanimë ka tërhequr gati 1 milion klikime me këtë performancë në “Youtube”.
Kelly Clarkson një prej anëtareve të jurisë dhe këngëtare e njohur si dhe fituese e “American Idol” në vitin 2001 shtypi butonin për ta marrë në skuadër Erika Zade.
Erika do të vazhdojë rrugëtimin e saj ndërsa mbetet të shohim nëse këngë të tjera të shqiptareve të suksesshme nëpër botë do të këndohen në këtë spektakël, i cili ndiqet nga miliona njerëz në mbarë botën.
“New Rules” ishte kënga me të cilën Dua mundi të depërtojë më thellë në skenën e muzikës pop në botë.