Justin është njëri prej faktorëve që Selena u shtri në spital psikiatrik

Mediale Vip

Justin është njëri prej faktorëve që Selena u shtri në spital psikiatrik

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 21:36
Selena Gomez

Selena Gomez, e cila hyri në një spital psikiatrik këtë javë, e bëri këtë gjë për një numër arsyesh, por ish i dashuri i saj Justin Bieber, padyshim pati efekt mbi të, sipas një burimi.

‘Selena ka pasur shumë gjëra, shumë’, thotë burimi. ‘Dhe sigurisht, si me çdo ngjarje të madhe të jetës, fejesa do ta kishte prekur atë’.

Gomez dhe Bieber kishin një marrëdhënie të vazhdueshme që nga viti 2011 deri në fillim të këtij viti.

Ai u martua me Hailey Baldwin muajin e kaluar.

Bieber u fotografua duke qarë në makinën e tij këtë javë, dhe shumë fansa thanë se kjo ndodhi për shkak se ai ishte i mërzitur për betejat e këngëtares.

Por, burimi theksoi se Bieber nuk ishte arsyeja e vetme për betejat e saj të fundit.

‘Selena gjithashtu ka një gjendje të rëndë shëndetësore me sëmundjen Lupus dhe transplantin e saj, i cili gjithmonë ishte një faktor i ndërlikuar’.

Ish ylli i Disney pati një transplant të veshkave në shtator të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat