Një festë e madhe po ndodh në familjen “Berisha”.
Ish kryeministri Sali Berisha po fesjon djalin e tij të vetëm Zenin.
Armina Mevlani është bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën e cila do të jetë nusja e pleqërisë.
Dyshja do të kurorëzojnë ditën e sotme dashurinë e tyre të madhe e cila ka frymëzuar çifte në të gjithë botën.
“Sot në fejesën zyrtare të një prej çifteve me të përfolur në media…”, shkruan Armina në foton e postuar në Instagram.
Kjo është fejesa e dytë e djalit të ish-kryeministrit pas dështimit të marrëdhënies me Sadije Berishën.
Disa nga miqtë e çiftit kanë postuar foto ku mund të shohim qartë dekorin e tavolinës, ku mbizotërojnë lule të shumta dhe fruta. Kujtojmë që Shkëlzen Berisha është baba i dy fëmijëve nga martesa e tij e mëparshme me Sadije Berishën.