Sot milionere dhe bamirëse, por dikur një vajzë fshati, Emina Çunmulaj tregon vështirësitë e fëmijërisë së saj

Mediale Vip

Sot milionere dhe bamirëse, por dikur një vajzë fshati, Emina Çunmulaj tregon vështirësitë e fëmijërisë së saj

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 06:19
Emina Çunmulaj

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Xing me Ermalin”.

Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj, ku ndër to ka përmendur edhe faktin se arsyeja e ardhjes së saj në Shqipëri, është fondacioni “Fundjavë ndryshe”, i cili ka për qëllim ndihmën ndaj njerëzve të varfër.

Ndër të tjerash, modelja shqiptare, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka treguar për fëmijërinë e saj të vështirë, që e kishte kaluar në Malësinë e Madhe.

Emina tregoi se është rritur në fshat, përball shumë vështirësive, ku ndër to përmendi faktin se sikur milte lopët në fshat, teksa sot lopët i sheh vetëm në fotografitë e librave të vajzës së saj.

Tutje, ajo tha se e kishte nisur karrierën si e re, dhe kjo e kishte ndihmuar atë që të bëhej një modele e suksesshme dhe të përfundojë në kopertinat e revistave të famshme si “Elle”, “Vogue”, etj.

Çunmulaj është e martuar me miliarderin iranian, Sam Nazarian, me të cilin ka dy vajza.

E pyetur se si jeton, Emina tha me shaka se është bashkëshorti i saj ai që fiton paratë, dhe ajo si amvise që kujdeset për dy vajzat, i shpenzon.

Çifti janë takuar së bashku në vitin 2010, në ishujt Karaibe, vendi edhe ku modelja shqiptare kishte marrë propozimin e parë për martesë nga Sam. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat