Luana Vjollca na njeh me motrën e saj të preferuar, dhe nuk është Marina - Bota Sot
Luana Vjollca na njeh me motrën e saj të preferuar, dhe nuk është Marina

Mediale Vip

E martë, 13 nëntor 2018

Luana Vjollca na njeh me motrën e saj të preferuar, dhe nuk është Marina

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 06:46
Motrat Vjollca

Edhe pse është vetë moderatorja e “Shiko Kush Luan” Luana Vjollca në rubrikën e fundit të emisionit “Ndaje ose haje” bëhet gjithmonë pjesë e saj.

E vënë në siklet nga pyetjet, por edhe nga ushqimet, bukuroshja e ekranit detyrohet ndonjëherë të përgjigjet për të mos ngrënë ushqime aspak të zakonshme.

Pyetjes tipike shqiptare se cilën nga motrat e do më shumë, Luana nuk e ka shmangur, por i ka dhënë një përgjigje.

“E para në listën e familjes së Luanës është mamaja. E dyta është Lira motra e madhe që jeton në Belgjikë, e treta Seda që jeton edhe ajo jashtë Shqipërisë, ndërsa e fundit Marina”,-është shprehur Luana.

Moderatorja e ka “justifikuar” renditjen duke thënë se dy motrat i ka larg, ndërsa Marinën e sheh përditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test