Meghan Markle dhe Princ Harry në pritje të fëmijës së parë, lajmi konfirmohet nga familja mbretërore

Mediale Vip

Meghan Markle dhe Princ Harry në pritje të fëmijës së parë, lajmi konfirmohet nga familja mbretërore

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 12:24
Meghan Markle dhe Princ Harry

Tashmë është zyrtare se Pallati Mbretërorë do të presë në pranverën e vitit 2019 më të voglin e familjes, fëmijën e parë të Duka dhe Dukeshës së Sussexit.

Lajmi se Meghan Markle dhe princ Harry do të bëhen prindër për herë të parë është konfirmuar zyrtarisht nga familja mbretërore përmes një postimi në “Twitter”.

“Lartësia e tyre, Duka dhe Dukesha e Sussexit, janë shumë të lumtur të njoftojnë se Dukesha e Sussexit pret një fëmijë në pranverën e vitit 2019.

Lartësia e tyre mbretërore ka vlerësuar të gjithë mbështetjen që kanë marrë nga njerëzit në mbarë botën që nga dasma e tyre në maj dhe janë të kënaqur që mund të ndajnë këtë lajm të lumtur me publikun”, thuhet në njoftimin zyrtarë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat