Pas lindjes së djalit, moderatorja e njohur Jona Spahiu nuk ka postuar asnjë fotografi të saj në rrjetet sociale, ku ajo është mjaft aktive.
Por një ditë më parë ajo vendosi që t’u tregonte fansave të saj sesi duket pas lindjes së vogëlushit të saj. Së bashku me bashkëshortin Frenkli Ymeri dhe të birin, ata kishin dalë për shëtitje.
Jona ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” foto me ata të dy dhe duket rrezatuese. “Aksesori me të cilin do më shihni më shpesh tani e tutje”, shkruan moderatorja duke i’u referuar karrocës së bebit.