Barbana me dedikim prekës për vëllanë e ndjerë: Ergi im, pika ime e dobët

Mediale Vip

Barbana me dedikim prekës për vëllanë e ndjerë: Ergi im, pika ime e dobët

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 15:01
Barbana dhe Ergi Dini

Ajo ka bërë një dedikim prekës për të vëllanë e ndjerë, i cili kishte ndërruar jetë vitin e kaluar.

Barbara Dini ka pohuar se gjëja më e bukur që kishte në jetë ishte vëllai, Ergini.

Ky i fundit po të ishte gjallë sot do të mbushte plot 24 vjet, dhe në kuadër të kësaj dite, Dini i ka dedikuar disa rreshta të shtrenjtit të saj.

“Çdo vit mezi prisja orën 00.00 të kësaj nate për të uruar ditëlindjen!Sot është ditëlindja jote e 24!Po bëhen 2 vite që pres të “zgjohem”nga ky makth i tmerrshëm. Ishe gjëja më e bukur që më ndodhi në këtë jetë por edhe dhimbja më e madhe…nuk u ngopëm me ty!Ke qenë je dhe do të mbetesh dashuria ime më e madhe,pika ime e dobët!Nuk do mundem kurrë ta pranoj humbjen tënde Ergi…,”- shkruan Barbana krahas një fotoje ku shihet vëllai i saj.

Ergi ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti tragjik me motoçikletë dhe së bashku me të u aksidentua për vdekje edhe shoku i tij, 22-vjeçari Kejdi Halili.

Ergi ishte një nga zërat e rinj të muzikës shqiptare, dhe një nga kulmet e tij ishte triumfi në skenën e “X Factor” në vitin 2014.

Ndryshe, Barbana është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë vitit në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat