Aktori i famshëm prezanton veten: Unë jam George, bashkëshorti i Amal Cloony!

Mediale Vip

Aktori i famshëm prezanton veten: Unë jam George, bashkëshorti i Amal Cloony!

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 19:44
George dhe Amal Clooney

Të premten, aktori i famshëm i hollivudit George Cloony ishte i ftuar në eventin “Power of Woman”, aty ku bëri një prezantim krejt ndryshe për veten e tij.

Teksa do të prezantonet aktivisten Emma Gonzales, aktori me t’u ngjitur në podium, u prezantua me fjalët: “Përshëndetje, unë jam George, bashkëshorti i Amal Cloony”.

Pas duartrokitjeve dhe të qeshurave nga salla, 57-vjeçari vazhdoi: “Epo, e di se ç’kërkon kjo sallë”, duke nënkuptuar që e dinte që një prezantim i tillë, aq më tepër në një event ku flitet për fuqinë e grave, do kishte të tilla reagime.

Ndërkohë “Entertainment Toonight” shkruan se Amal nuk ishte prezente në këtë event, pasi ajo ndodhej në Philadelphia për të mbajtur një fjalim të rëndësishëm.

Por pavarësisht se Amal nuk ndodhej aty, duhet të ndihet shumë e lumtur që bashkëshorti e ka në mëndje edhe kur nuk janë bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat