Tara Reid është larguar nga fluturimi "Delta" pasi 'shqetësoi' bordin.
Tara Reid është parë në një video të publikuar nga “TMZ” teksa po e largonin nga avioni, shkruan People
Reid, 42 vjeç, shihet e veshur me një pallto të zezë dhe një kapele të kuqe në kokë, teksa po mbante qenin në krah.
Zëdhënësi i linjës me të cilën planifikonte të udhëtonte aktorja, tha për “People” se aktorja është nxjerrë përpara ngritjes së avionit për shkak të shqetësimit të udhëtarëve në bord.
Ai u kërkon falje klientëve të shqetësuar nga situata që u krijua në ato momente.