'Isha në gjendje shoku', Sara Hoxha tregon arsyen e ndarjes nga Ledioni - Bota Sot
'Isha në gjendje shoku', Sara Hoxha tregon arsyen e ndarjes nga Ledioni

Mediale Vip

E mërkurë, 14 nëntor 2018

'Isha në gjendje shoku', Sara Hoxha tregon arsyen e ndarjes nga Ledioni

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 11:08
Sara dhe Ledioni

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë prej vitesh së bashku dhe kanë krijuar familjen e tyre me ardhjen në jetë të London Noor-it. Mirëpo ashtu si çdo çift edhe Sara me Ledionin kanë pasur krizë në marrëdhënien e tyre, në kohën kur mediat publikuan lajmin e lidhjes së tyre.

Sara si një person që i pëlqen privatësia nuk e priti aspak mirë dhe në një intervistë për "Revistawho", ajo tregon se u nda nga Ledioni për 3 ditë.

"Kur historia jonë u bë publike dhe doli në çdo faqe online, unë isha në gjendje shoku. Nuk isha gati. Isha vetëm 18 vjeç, në një lidhje me dikë 10 vite më të madh se unë, që punonte tek kompania e familjes sime. Jemi ndarë për 3 ditë. Atëherë  mendoja që ky ishte fundi. Une isha një njeri shumë privat, ndërkohë kush nuk më shkruante për këtë histori. U futa në gojën e të gjithëve brenda natës, ishte e papritur dhe nuk e kapërdija dot", është shprehur Sara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test